Në hyrje të fshatit Ballofc të Podujevës, kundërmimi nis që nga fillimi i lagjes “Maliq Jaha”.
Rrjeti i kanalizimit në këtë fshat mbetet ende jo funksional e sipas banorëve, në ndihmë nuk iu doli Komuna.
Këtu po shihet zashmë se kjo pjesë e rrugës kanalizimi është bllokuar. Komuna kishte intervenuar në fillim të mandatit për të sanuar problemin por e ka bërë më keq, nuk e ka bërë mbylljen e tij dhe e ka shkatërruar komplet këtë rrugë. Kur ka vërshime, kjo pjesë është e pakalueshme prej erërave të këqija, ka thënë Besmir Jahaj – Banor i fshatit Ballofc.
Jahaj vlerëson se Ballofci ka qenë i lënë anash nga komuna.
Ju kemi drejtu disa herë komunës, ka dal në terren kanë bë një vizitë ka shku njëjtë. Kjo është nga fillimi i kryetari Shoejtim Bulliqi. Komuna r Podujrvës, si fshat Ballofc jemi kanë të anashkalun, ka thënë Besmir Jahaj – Banor i fshatit Ballofc.
Në këtë lagje, komuna nisi një projekt për ndriçim publik por të njëjtin e la në gjysmë.
Edhe pjesët ku kanë bërë investime janë me probleme të mëdha. Nga 67 drita, 7 mungojnë. Nuk e di ku kanë shku, duhet të pyesni në komunë…., ka thënë Besmir Jahaj – Banor i fshatit Ballofc.
Televizioni ka pyetur për këto problematike Komunën e Podujevës por ata nuk kanë kthyer përgjigje.