Shqipëria triumfon ndaj Serbisë në Leskovc 0:1

Ajo që nuk ndodhi në Tiranë, u realizua në Leskovc. Rey Manaj u bë heroi i gjithë shqiptarëve, duke i dhënë Shqipërisë një fitore historike që i jep arsye reale për ta ëndërruar kualifikimin në Kampionatin Botëror 2026.

Kombëtarja kuqezi mposhti Serbinë me rezultat 0:1, në një ndeshje dramatike të zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, shkruan Gazeta Express.

Goli i vetëm i takimit erdhi në minutat shtesë të pjesës së parë, kur Manaj lëshoi një gjuajtje të fuqishme dhe tund rrjetën serbe. Festimi i tij me simbolin e shqiponjës dykrenare në mes të Serbisë shkaktoi reagime, dhe për këtë gjest ai u ndëshkua padrejtësisht me karton të verdhë.

Pas golit, tifozët serbë reaguan me thirrje skandaloze si “Vrite shqiptarin” dhe “Kosova është Serbi”, sjellje që pritet të sanksionohen me gjobë nga autoritetet ndërkombëtare.

Megjithatë, më e rëndësishmja është se Shqipëria doli fituese, duke marrë një rezultat të madh dhe emocionalisht të fuqishëm për të gjithë kombin shqiptar.

Pas kësaj fitoreje, kuqezinjtë renditen në vendin e dytë me 11 pikë, katër më shumë se Serbia, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar – një hap i madh drejt realizimit të ëndrrës së Botërorit.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika