Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka mbajtur një konferencë për media ku ka bërë të ditur të dhënat e para mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet lokale të sotme në Kosovë.
Sipas Radoniqit, deri në orën 11:00, procesi i votimit po zhvillohet pa ndonjë incident që do të mund të ndikonte në mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
“Nuk ka ndonjë incident. KQZ mbetet në kontakt të vazhdueshëm me trupat zgjedhor për të siguruar që procesi të zhvillohet sipas ligjit dhe rregullave zgjedhore,” deklaroi ai.
Duke u bazuar në të dhënat preliminare nga 94% e vendvotimeve, Radoniqi bëri të ditur se numri i qytetarëve që kanë votuar deri në këtë orë është 159,472, që përbën 7.87% të votuesve me të drejtë vote në nivel vendi.
KQZ publikon platformën elektronike për rezultatet: Pjesëmarrja deri në 09:00 arrin 2.66%