Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se në komunën e Prishtinë i ka vetëm edhe tri kuti të votimit të panumëruara.
Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së të bërë në ora 08:19 thuhet se kanë gjeneruar 98.88% të numërimit të votimeve në kryeqytet nga 268 votimi janë numëruar gjithsej 265, teksa kanë mbetur pa numëruar edhe tre kuti, njofton Dukagjini.
Aktualisht në kryqytet prin kryetari aktual, Përparim Rama nga LDK me 33.76%, Hajrulla Çeku nga LVV i dyti me 33.05% dhe Uran Ismaili nga PDK me 27.77%,
Nga ky rezultat Prishtina shkon në balotazh me Përparim Ramën nga LDK dhe Hajrulla Çekun nga LVV.