Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë të ditur se numërimi i fletëvotimeve për asamblistë do të filloj këtë të hënë.
“Sipas ligjit, numërohen fletëvotimet për kryetarë të komunave dhe pastaj ato për kuvende komunale. Votat e kandidatëve për anëtarët e kuvendeve komunale numërohen nga nesër në qendrat komunale të numërimit”, ka thënë Elezi mbrëmë në RTK.
Kujtojmë nga 38 komunat e Kosovës, 21 kanë përmbyllur garën për kryetarë që në rundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor, ndërsa 17 komuna të tjera do të shkojnë në balotazh më 9 nëntor.
Ndërsa në katër komunat me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – fitues janë kandidatët e Listës Serbe, parti kjo që ka siguruar fitore edhe në Novobërdë, Shtërpcë, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.
Në 17 komuna të tjera gara do të vazhdojë në raundin e dytë, që do të mbahet më 9 nëntor 2025.
Sipas KQZ-së, pjesëmarrja në votime në nivel vendi ka qenë rreth 39%.