Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka bërë një përmbledhje të rezultateve të zgjedhjeve lokale të deritanishme të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Cakolli teksa ka analizuar partitë një nga një thotë se nëse mblidhen votat e të gjitha komunave për kandidatët për kryetarë, prin Lëvizja Vetëvendosje me rreth 27% në nivel vendi, ndërsa për kuvendet komunale prin Lidhja Demokratike e Kosovës me rreth 24%, njofton Dukagjini.
Megjithatë, Cakolli vlerëson se sipas rezultateve të deritanishme, balotazhi do të jetë edhe më interesant.