Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur me ceremoni të lartë shtetërore Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila po qëndron këtë të hënë në Tiranë, në kuadër të një turi që zyrtarja e lartë europiane nis në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Rama ka publikuar pamje nga pritja që i ka bënë Von Der Leyen para takimit të përbashkët që do të kenë, njofton Dukagjini.
Po ashtu Von Der Leyen do të takohet me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj dhe në fokus të bisedimeve pritet të jetë procesi i anëtarësimit të rajonit në Bashkimin Evropian, por edhe plani i rritjes prej 6 miliardë eurosh.
Pas takimeve me Begajn dhe Ramën, Presidentja von der Leyen do të mbajë një fjalim në Konferencën Rajonale të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, e cila do të mbahet pasdite.
Gjatë turit të saj në vendet e Ballkanit, Von der Leyen do të qëndrojë edhe në Kosovë.
r