Abdixhiku: LDK-ja ka mbi 180 mijë vota për Kuvende Komunale, pa diskutim del partia e parë nga këto zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar qytetarët që mbështetën gjatë ditës së djeshme në votime përfaqësuesit e partisë që udhëheq.

Abdixhiku uroi edhe njëherë për fitoren Imri Ahmetin në Lipjan, Ilir Feratin në Istog e Ruzhdi Shehun në Junik teksa u kërkoi atyre që tashmë janë kryetarë të të gjithëve pa dallim e si të tillë duhet të sillen, njofton Dukagjini.

“Sot, disa e festojnë fitoren. Imriu, Iliri e Ruzhdiu festojnë me raund të parë. Festojmë për ta të gjithë. E merituat me punë, me durim e me besim. Urime për çdo sukses që e keni ndarë me qytetarët tuaj, për çdo fitore që është fitore e përbashkët e LDK-së dhe e gjithë Kosovës. Deri më sot keni qenë kandidat vetëm të LDK-së, nga sot e tutje jeni kryetarë të të gjithëve pa dallim. Silluni si të tillë”, ka shkruar Abdixhiku.

Tutje Abdixhiku ka shtuar se LDK-ja ka mbi 180 mijë vota për Kuvende Komunale dhe se sipas tij del partia e parë nga këto zgjedhje lokale.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika