Deklaratat e ministrit serb nxisin armiqësi dhe propagandë, Gashiq dëshmon ndërhyrjen Serbisë në procesin zgjedhor

Deklaratat e ministrit serb të mbrojtjes, Bratislav Gashiq dëshmojnë ndërhyrjen e Serbisë në procesin e zgjedhjeve të 12 tetorit që u mbajtën në Republikën e Kosovës. Deklaratat e tij teksa uron partinë që regjimi i tyre e dirigjon nga Beogradi, pra Listës Serbe janë nxitëse për armiqësi e propagandë.

“Që nga zgjedhjet e fundit dhe të jashtëzakonshme para dy vitesh, populli serb në Kosovë dhe Metohi, në sytë e Republikës së Serbisë, është viktimë e politikës së ashpër dhe të pamëshirshme të regjimit të Kurtit, i cili si qëllim të vetëm të veprimtarisë së tij politike e ka përndjekjen e popullsisë serbe nga vatra e tyre shekullore. Në atmosferën e tensioneve sociale dhe marrëdhënieve të ndërlikuara siç mund të shihej edhe gjatë këtyre zgjedhjeve, Lista Serbe ka arritur që edhe një herë të tregojë se është përfaqësuesi më i mirë i interesave të popullit serb në krahinën tonë jugore”, ka theksuar Gashiq, shkruan Tanjug.

  • Ministri i mbrojtjes tha se populli në Serbi qëndron pranë serbëve në Kosovë dhe u jep mbështetje të plotë në luftën për mbijetesën e tyre.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika