Katër palestinezë të vrarë në Gaza, Hamasi e quan shkelje të armëpushimit

Katër persona janë vrarë në lindje të qytetit të Gazës, në lagjen Shejaiya, pas një sulmi nga dronët izraelitë, ka raportuar agjencia zyrtare palestineze e lajmeve Wafa.

Duke cituar burime mjekësore, Wafa shkruan se viktimat u qëlluan “ndërsa po inspektonin shtëpitë e tyre” në zonën e shkatërruar.

Nga ana tjetër, një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) tha në një deklaratë në Telegram se “një numër i të dyshuarve u identifikuan duke kaluar të ashtuquajturën Vijë e Verdhë dhe duke iu afruar forcave izraelite që operojnë në veri të Gazës, çka përbën shkelje të marrëveshjes”.

Sipas IDF-së, “forcat u përpoqën t’i zmbrapsin të dyshuarit, por ata nuk reaguan dhe vazhduan të afrohen, ndaj trupat qëlluan për të eliminuar kërcënimin”.

Një zëdhënës i Hamasit e dënoi incidentin, duke e quajtur atë “një shkelje të qartë të marrëveshjes së armëpushimit”.

Vija e Verdhë shënon zonën ku trupat izraelite janë tërhequr sipas planit të armëpushimit të ndërmjetësuar nga administrata Trump./BBC

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika