Problemi me internetin ndërpret sërish numërimin e votave në tri komuna

Në disa Qendra Komunale të Numërimit, përfshirë Prishtinën, Podujevën dhe Kllokotin, procesi i numërimit të votave për asambletë komunale momentalisht nuk po zhvillohet.

Sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, kjo është për shkak të rrjetit të dobët të internetit, i cili po pengon transmetimin e pamjeve në ekranet për vëzhguesit.

Në këto ekrane duhet të shfaqen pamjet nga kamera e vendosur në tavolinën e numërimit, ku prezantohen fletëvotimet, për t’u parë nga të gjithë.

Elezi ka siguruar se ekipet e KQZ-së po punojnë që ky problem të zgjidhet dhe procesi i numërimit të fillojë sa më shpejt edhe në këto qendra.

“Ekipet teknike të KQZ-së janë në terren dhe po punojnë për zgjidhjen e shpejtë të problemit”, thuhet nga KQZ-ja.

Ndër të tjera, procesi i numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit në Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prizren (me 6 grupe numërimi), Skenderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika