Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vjen sot në Kosovë për vizitë.
Zyra e Presidentes ka njoftuar se Von der Leyen do të takohet me të paren e shtetit, Vjosa Osmani.
Po ashtu, gjatë vizitës së saj, ajo pritet të mbajë takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Sipas komunikatës për media, ky takim pritet të zhvillohet me fillim nga ora 13:00.