Dyshimet për “trenin bullgar“ në Mitrovicë ende vetëm pretendime

Pretendimet për keqpërdorimi të votës në qendrën e votimit në Shipol të Mitrovicës e kanë aktivizuar Prokurorinë e cila po grumbullon informacione, por pa ndonjë rezultat deri tash. Derisa PDK është në pritje të rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje po heshtë, ndërsa në Qendrën Komunale të Numërimit, votat e Shipolit pritet të numërohen të enjten

“A po fitojmë aaa… me ka krejt… pa balotazh… Po…”, dëgjohet duke thënë në tubim me qytetarët, kandidati i VV-së për kryetar të Mitrovicës.

As fitore, as me ka krejt, e as pa balotazh.

Rezultate prelimintare me 100% të votave të numëruara, pa votat me kusht, pa vota të personave me nevoja të veçanta dhe ato nga diapora, e dërgojnë në balotazh, Arian Tahirin e PDK-së dhe Faton Pecin e Listës Guxo, por me llogon e Vetëvendosjës.

Më shumë sesa diferenca e ngushtë të dy kandidatëve me 28 vota, vëmendje kanë marr dyshimet e ngritura për keqpërdorim të votës, specifikisht “Trenin bullgar” në shkollën “Fazli Graiqevci” në Shipol.

Për hetimin e qendrës së votimit ku po prinë Arian Tahiri me mbi 51% të votave, është vënë në lëvizje edhe Prokuroria.

“Janë duke u grumbulluar informatat lidhur me pretendimet për keqpërdorim të votave, në një vendvotim në Shipol të Mitroivcës dhe varësisht nga të gjeturat atëherë do të procedohet tutje”, kadeklaruar Dek – Valon Preteni – Zëdhënës i Prokurorisë Th. në Mitrovicë.

Përkundër se pretendimet për keqpërdorim të votave nuk vijnë nga subjekt i tyre, nga Partia Demokratike e Kosovës, janë sy e vesh kah organet e hetuesisë, dhe jo vetëm për Shipolin por edhe për një kuti me vota në Shtime dhe në Malishevë.

“Ajo se çka do të bëjmë ne si përfaqësues të PDK-së në KQZ do të jemi afër do të jemi prezent kur të hapen këto kutitë e votimit të shohim edhe librat e votimit të shohim edhe fletvotimet edhe çdo detaj tjetër që mund të argumentoj pretendimet e ngritura deri tash”, ka deklaruar Arianit Elshani – Përfaqësues i PDK-së në KQZ.

Nga Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë komentuar zhvillimet, përkundër kontaktit me zëdhënësin Arlind Manxhuka e po ashtu përfaqësuesit e tyre në KQZ.

“Ti inqizo sa të duash po unë nuk kam asgjë për të thënë…faleminderit’, ka thënë shkurtë Sami Kurteshi – Pëfaqësues i VV-së në KQZ.

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë numërimi i votave po vazhdon normalisht pa asnjë urdhër të Prokurorisë që do të përjashtonte edhe Shipolin nga ky proces.

“Shkolla e Shipolit 11/10 i ka 7 vendovime ato janë këtu nuk ju ka ardhë ende radha për numërin, kështu që po presim nesër diku nëse vazhdojmë te ato kuti, kështu që ne e kemi pranu kutinë, këta janë numëruesit, vazhdojmë njëjtë”, ka deklaruar Bajram Hajdari – Menaxher i QKN-së.

Nga 105 vendvotime sa janë gjithsej, në Mitrovicë janë numëruar votat në 38 prej tyre, ndërsa i gjithë procesi pritet të përfundojë të premtën./TV DUKAGJINI

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika