“Gabimi më i madh i Ali Ahmetit, koalicioni me Taravarin”, thotë Menduh Thaçi

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, në Debat Plus ka kritikuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, për vendimet e tij politike.

“Vështirësia ime për të bindur zotin Ahmetin që të ndjekim rrugën e opozitës dhe keqkuptimi i tij për mesazhin se nuk kthehemi menjëherë në pushtet më detyruan të largohem me mirësi, pa dëshirë për sulm ndaj tij. Shihja që nuk kishte gatishmëri dhe vendosa të largohem me qasje korrekte”, deklaroi ai.

Ai shtoi se, sipas tij, një nga gabimet më të mëdha politike të Ahmetit është koalicioni me Arben Taravarin.

“Në momente të panikës po nuk patë një stabilitet bën komromsie që pastaj kushtojnë shumë. Kompromisi i madh, moral, kombëtar dhe partiak i gabuar që bëri zoti Ahmeti sipas meje është marrja në koalicion e Arben Taravarit, është ndër huqjet më të mëdhaja në politik”, ka theksuar ai.

“Një njëri, i cili është përgjegjësi kryesor për krijimin e kësaj situatë ku sot e kemi një qeveri me premisa të fuqishme anti-shqiptare, disa shqiptarë brenda që shumica nuk e kuptojnë se janë shërbëtor politik të tyre. Albin Kurti bashkë më Taravarin kanë qenë ata që u munduan të krijojnë narracione pozitive të kësaj qeverie. Zoti Ahmeti mundësoi një shpëlarje për këtë fatalitet të karrierës së vet për Taravarin dhe e mori e bëri pjesë të koalicionit”, ka deklaruar tutje Thaçi.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika