Netanyahu: Ata që kërcënojnë Izraelin do të paguajnë një “çmim shumë të rëndë”

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli do të arrijë të gjitha qëllimet e tij në luftën në Gaza, duke paralajmëruar se “kushdo që kërcënon Izraelin do të paguajë një çmim të rëndë”.

Duke folur në një ceremoni përkujtimore, pas fjalimit të presidentit izraelit Isaac Herzog, Netanyahu tha se lufta ende nuk ka përfunduar dhe se vendi i tij do të vazhdojë të mbrojë veten deri në arritjen e objektivave të përcaktuara.

“Kushdo që na prek, e di se do të paguajë një çmim shumë të rëndë” tha Netanyahu, duke shtuar se Izraeli nuk do të ndalet derisa të sigurojë qetësinë për qytetarët e tij.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, njoftoi se Izraeli ka kthyer trupat e 30 palestinezëve të tjerë. Kthimi i trupave është lehtësuar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, sipas një njoftimi në rrjetet sociale të ministrisë.

Sipas të dhënave të fundit, numri total i trupave të palestinezëve të kthyer nga Izraeli ka arritur në 120. Ekipet mjekësore në Gaza po punojnë për identifikimin dhe dorëzimin e trupave te familjet e tyre.

Burime lokale bëjnë të ditur se, sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit, Izraeli ka rënë dakord të dorëzojë trupat e 15 palestinezëve në këmbim të çdo pengu izraelit të vdekur./BBC

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika