Ambasada Amerikane në Kosovë ka dhënë detaje pasi paraditën e kësaj të enjte rruga në afërsi të saj ishte bllokuar për qarkullim të automjeteve dhe kalimetarëve.
Në përgjigjen e Ambasadës për Dukagjinin bëhet e ditur se shkak i bllokimit të rrugës u bë një përleshje në afërsi së kompleksit të ambasadës, njofton Dukagjini.
“Sot në mëngjes pati një përleshje në afërsi të kompleksit të Ambasadës Amerikane, ndaj së cilës Policia e Kosovës reagoi shpejt dhe me sukses. Ambasada Amerikane falënderon Policinë e Kosovës për ndihmën e tyre gjatë incidentit. Për më shumë informacione, mund t’i referoheni Policisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës Amerikane për Dukagjinin.
Kujtojmë se Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në lidhje me një rast kanosjeje që ka ndodhur sot rreth orës 11:00.
“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një rast Kanosje në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Njësitet policore janë angazhuar menjëherë dhe kanë arrestuar një person të dyshuar, i cili është duke u intervistuar”, ka thënë Policia.
Dukagjini kuptoi që edhe punëtorët e Ambasadës brenda nuk ishin lejuar të dalin jashtë.
Rruga te Ambasada e SHBA-së rihapet pas ndërhyrjes së Policisë, arrestohet një person për kanosje