Arrestohet një i dyshuar për të shtënat në Çikago

Policia amerikane ka arrestuar një të dyshuar për të shtënat masive më 4 korrik, ku mbetën të vdekur gjashtë persona gjatë Paradës së Pavarësisë të mbajtur në periferi të Çikagos

Policia vendoset pasi të shtënat shpërthyen në një rrugë të paradës së katër korrikut në periferi të Çikagos të Highland Park, Illinois, SHBA, 4 korrik 2022.

Gjashtë persona janë qëlluar për vdekje në paradën e Ditës së Pavarësisë së katër korrikut në Çikago, pas të shtënave me armë.

Lidhur me rastin, policia amerikane tashmë ka arrestuar një person të dyshuar.

Sulmuesi kishte hipur në një çati dhe kishte qëlluar me pushkë në drejtim të qytetarëve. Por, pas një ndjekjeje të shkurtër, Roberto Crimo, 22 vjeç, është arrestuar.

I dyshuari, Robert E Crimo III

Kështu kishte bërë të ditur shefi i policisë, Lou Jogmen.

Parada e nisur në orën 10:00 ishte ndërprerë 10 minuta, pasi filluan të dëgjoheshin të shtënat me armë zjarri.

Guvernatori i Illinoisit, Jap Robert Pritzker, kishte paralajmëruar se të shtënat masive po bëhen një “traditë amerikane”.

“Do të ketë njerëz që do të thonë se sot nuk është dita, se tani nuk është koha për të folur për armët. Po ju them se nuk ka ditë më të mirë dhe nuk ka kohë më të mirë se tani”, ishte shprehur guvernatori, shkruan REL.

I shokuar për rastin është shprehur presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.

Sipas tij, ky është një shembull tjetër i dhunës “së pakuptimtë me armë që ka sjellë përsëri pikëllim në një komunitet amerikan”.

“Nuk do të dorëzohem”, kishte thënë ai teksa ka folur jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Ndryshe, SHBA-ja kohëve të fundit po përballet vazhdimisht me të shtëna masive.

Më 24 maj, 19 nxënës dhe mësues janë vrarë në një sulm, në një shkollë fillore në Uvalde të Teksasit.

Kjo ngjarje kishte ndodhur vetëm 10 ditë pas të shtënave në një dyqan ushqimor në Bufallo të New Yorkut, ku mbetën të vrarë 10 persona.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika