“Ndihmë, ma mbyti çikën” – Burri plagosi gruan e vajzën e tij në Prizren

Një burrë ka plagosur rëndë gruan dhe vajzën e tij 12-vjeçare me thikë në Prizren. I dyshuari, Bashkim Gashi, u arrestua në hyrje të vendbanimit të tyre. Gjersa të dyja viktimat po trajtohen në spital dhe mbesin në gjendje të rëndë shëndetësore, prokuroria po vazhdon me hetimin e rastit

’’kemi digju britmat….”, ka thënë dëshmitari.

Orët e para të së premtes u kthyen në ankth e tmerr për 49 vjeçaren M.A dhe vajzën e saj 12 vjeçare, E.A.

Në këtë lagje në qendër të Prizrenit, britmat i dëgjuan edhe fqinjët pasi burri njëherësh babai, goditi me thikë të dyja e nëna arriti në atë gjendje e gjakosur të dal jashtë shtëpisë për të kërkuar ndihmë.

“e pash gruan, doli duke kërkuar ndihmë:”Ndihmë se do me ma mbyt vajzën”……Pas e krye punën vet forenzika, e kam thirr pronarin e banesës. Ka ardhur pronari dhe së bashku me të, kemi filluar prej shkallëve, kemi dal e kemi larë gjakun deri në katin e tretë, deri në të katërtin”,  ka thënë Afrim Hasani, Dëshmitar.

Policia pos ndihmës së parë në vendngjarje, arrit që ta arrestoj edhe të dyshuarin për vrasje në tentativë e armëmbajtje pa leje, Bashkim Gashin dhe ndaj tij do të kërkohet paraburgim.

Dy viktimat po trajtohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe ende mbesin në rrezik për jetën.

“Kanë plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Janë kryer ekzaminimet radiologjike dhe në konsultë me kirurgët kujdestarë, pacientët janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm. Për momentin janë në mjekim intensiv”, ka thënë Hekuran Veçgishti – Shef i Emergjencës.

E rezervuar në detaje është treguar Prokuroria Themelore e Prizrenit lidhur me atë, se nëse i arrestuari ishte emër i njohur për organet.

“Çdo element i tillë do të shqyrtohet përgjatë orëve dhe për momentin nuk mund ta komentojmë. Është herët për të folur rreth shkaqeve apo motiveve por bazuar në deklaratat fillestare, ka të bëjë me një mosmarrëveshje familjare”, ka thënë Fitore Mehmeti – Zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prizren.

Familja në fjalë ishte shpërngulur nga Gjakova në Prizren para dy javësh.

Televizioni ka pyetur edhe Gjykatën Themelore të Gjakovës mbi të kaluarën e të arrestuarit, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika