Mexhidi: VLEN-i ka sjellë konkurrencë dhe demokratizim të skenës politike shqiptare

Izet Mexhidi, zëvendëskryeministër në qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe kandidat për kryetar të komunës së Çairit, në një intervistë për Debat Plus ka folur lidhur me zgjedhjet lokale që do të zhvillohen këtë të diel në Maqedoni.

Ai është ndalur edhe te akuzat ndaj VLEN-it për, siç pretendohet, përkeqësim të pozitës së shqiptarëve si rezultat i qeverisjes së tyre.

“Mickovskin s’e kemi zgjedhur ne, e ka zgjedhur pala maqedonase, por edhe pretendimet e opozitës shqiptare që rrinë te dera e qeverisë janë pretendime për ta bërë qeverinë me Mickovskin, jo me Zaevin apo Kovaçevskin. LSDM-ja me Venkon si kryetar të ri është në situatën më të keqe historikisht… Ndërsa në kampin politik shqiptar, aty duhet ta theksoj, VLEN-i ka sjellë konkurrencë, ka sjellë demokratizim të skenës politike shqiptare, sepse në të kaluarën shqiptarët ose kanë pasur një monopol politik – një parti të fuqishme në pozitë dhe të tjerat të dobëta – siç është situata te pala maqedonase tash, ose kanë qenë të fragmentarizuar me shumë parti politike që e kanë defaktorizuar votën shqiptare,” ka thënë Mexhidi.

Ai ka shtuar se sot shqiptarët në Maqedoni kanë dy taborë të fuqishëm: “Është VLEN-i në qeveri dhe këta që po i ndryshojnë emrat… vetë BDI-ja po kamuflohet, po e fsheh emrin sepse identifikohet me listat e zeza, identifikohet me korrupsionin e kështu me radhë,” ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika