Mbreti Charles do të jetë monarku i parë britanik që lutet me Papën

Mbreti Charles dhe Papa Leo do të bëhen monarku dhe papa i parë britanik që luten së bashku në një shërbesë kishtare që nga Reformimi në shekullin e 16-të.

Ky moment historik do të bwhet në Kapelën Sistine në Vatikan, gjatë vizitës shtetërore të javës së ardhshme nga Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla.

Nën tavanin e famshëm të kapelës të pikturuar nga Michelangelo, shërbesa do të bashkojë klerikë dhe kore si nga kisha katolike romake ashtu edhe nga Kisha e Anglisë, ku Mbreti është guvernatori suprem, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

Vizita shtetërore në Vatikan është riorganizuar pasi vizita e mëparshme u shty për shkak të shëndetit të dobët të paraardhësit të Leos, Papa Françeskut.

Mbreti dhe Mbretëresha patën një takim privat me Papa Françeskun në përvjetorin e tyre të 20-të të martesës në prill, në një nga takimet e fundit të papës së ndjerë me vizitorë të profilit të lartë para se të vdiste.

Vizita shtetërore më 22 dhe 23 tetor do të përfshijë një sërë takimesh dhe shërbimesh që theksojnë marrëdhëniet e ngrohta midis Kishës së Anglisë dhe kishës katolike.

Mbreti dhe Mbretëresha do të takohen me Papën dhe zyrtarë të lartë të Vatikanit dhe do të ketë një shërbim të veçantë ekumenik, duke bashkuar traditat katolike dhe anglikane, ku Mbreti dhe Papa do të luten së bashku.

Por qëllimi i saj do të jetë të tregojë harmoninë midis dy besimeve fetare, me Korin e Kapelës Sistine që këndon së bashku me Korin e Kapelës së Shën Gjergjit dhe Korin e Kapelës Mbretërore të Madhërisë së Tij.

Ka pasur takime midis monarkëve dhe papëve më parë, përfshirë edhe atë të Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II.

Por sipas Pallatit të Buckinghamit dhe Kishës së Anglisë, nuk ka pasur një moment të ngjashëm, me një monark britanik dhe një papë që luten së bashku në një shërbesë të përbashkët kishtare, që nga ndarja e Henry VIII nga Roma në shekullin e 16-të.

 

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika