Analisti nga Maqedonia e Veriut, Florian Nesimi, ka kritikuar Bujar Osmanin për deklarimet e bëra për sulmin terrorist që ndodhi në Banjskë më 24 shtator të 2023.
Nesimi, në Debat Plus në TV Dukagjini, krahasoi deklarimet e Osmanit me kryeministrin kroat teksa shton se nuk e di se cili është shqiptari, njofton Dukagjini.
“Kur ndodhi sulmi në Banjskë doli kryeministri i Kroacisë, Plenkoviq, dhe tha se ky është një sulm terrorist nëpërmjet të cilit Serbia përpiqet të destabilizojë rajonin ndërsa doli Bujar Osmani dhe tha se duhet të ulen gjarkat dhe palët të ulën në trytezën e bisedimeve dhe unë i marrë të dyja palët dhe them se cili është shqiptari këtu”, u shpreh Nesimi.
Nesimi, mes tjerash, u shpreh se Osmani kishte deklaruar që kryetarët shqiptarë të komunave veriore dhe forcat policore të tërhiqeshin nga veriu i Mitrovicës.