E rrallë, kandidatja për Kuvend Komunal në Obiliq ankohet për shtim të votave

Një manipulim i votave dyshohet të ketë ndodhur edhe në një nga qendrat e vendvotimeve në Obiliq.

Siç mëson Ekonomia Online, kandidates së Vetëvendosjes për Kuvend Komunal, Arbenita Pllanës i janë vendosur më shumë vota, e për çka ajo tashmë ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtesa (PZAP).

Në ankesën e siguruar nga Ekonomia Online, Pllana ka kërkuar që të vërtetohet kjo gjë, duke theksuar se nuk pranon më shumë vota, ani pse do të konsideroheshin në favor të saj.

“Andaj, bazuar në këtë, parashtroj: KËRKESË 1. Të hapet dhe rinumërohet kutia e votimit me numër 1505/01, pasi sipas deklaratës së vetë personit përgjegjës për futjen e të dhënave në sistem, nga kryesues i vendvotimit, në këtë kuti ka pasur devijime të rezultateve, me qëllim të shpërblimit të disa kandidatëve me vota të paqena. 2. Konkretisht, në këtë vendvotim, sipas pritjeve të mia dhe të dhënave paraprake, kam pritur rreth 4 vota. ndërsa në rezultatet përfundimtare më janë evidentuar 11 vota, siç është konfirmuar edhe nga z.(emër i njohur për redaksinë) para vëzhguesit tim. Megjithëse kjo situatë rezulton në dukje favorizuese për mua, e konsideroj tërësisht të papranueshme, pasi cenon integritetin dhe transparencën e procesit zgjedhor”, thuhet në ankesë.

Pllana ka kërkuar që të hapet për rinumërim vendvotimi 1505/01, duke theksuar se nëse vërtetohet që ka manipulim të hapen gjitha kutitë dhe të bëhet rinumërim në nivel komunal.

“Prandaj kërkoj nga ju që fillimisht të hapet për rinumërim ky vendvotim (1505/01), dhe në rast se vërtetohet trendi manipulues, të hapen të gjitha kutitë dhe të bëhet rinumërim në nivel komunal. Gjithsesi të merren masa ligjore ndaj manipuluesve të këtij procesi”, thuhet në ankesë.

Dukagjini ka dërguar pytje në PZAP për këtë rast dhe nga ky institucion është konfirmuar se kanë pranuar ankesën dhe se paneli edhe nuk ka vendosur për të.

“Ju njoftojmë se PZAP ka pranuar Ankesën nga ankuesja në fjale, dje me date 17.10.2025, për të cilën ende nuk është vendosur nga Paneli” thuhet në përgjigjen e PZAP-së.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika