Prokuroria Speciale me operacion bastisjeje në 9 lokacione në Zubin Potok dhe Zveçan

Prokuroria Speciale është duke zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Prokurorisë hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, janë duke e zbatuar një urdhër të Gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për të kryer bastisje në nëntë 9 lokacione, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:

– Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to;

– Vrasje të Rëndë;

– Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Operacioni po mbështetet edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës.

“Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Publiku do të njoftohet me detaje, pas përfundimit të operacionit” thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika