Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës teksa i njëjti ishte duke u trajtuar pas lëndimeve të marra në vendin e punës.
Sic bën të ditur Policia në raportin 24 orësh, më 3 tetor viktima kishte rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar në një kompani ndërtimore në Shtime dhe për këtë rast janë nisur hetimet, njofton Dukagjini.
“Raportohet se në QKUK ka ndërruar jetë viktima m/k, i cili kishte qenë duke u trajtuar si pasojë e plagëve të pësuar pasi më 03.10.2025 ishte rrëzuar nga një lartësi derisa ishte duke punuar në një kompani ndërtimore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.