Platforma “Liria ka Emër” është duke vazhduar marshin me motoçikleta drejt Hagës, i cili ka nisur nga Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Organizatorët e këtij marshi kanë njoftuar se në Hagë do të bëhet thirrje për drejtësi dhe që procesi i gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së të kryhet sa më shpejt dhe drejt, njofton Dukagjini.
Nasim Haradinaj ka njoftuar se këtë të diel kanë filluar rigrupimin e motoristëve teksa shton se zhurmat e motorëve do të dëgjohen edhe në qelitë e çlirimtarëve.
“Mëngjesin e sotëm filluam rigrupimin e motoristëve defilues për në Hagë …!
Ata po bashkohen e ribashkohen dhe sot në Den Hag Sheveningen do jetë një ditë e veçantë dhe e “zhurmshme” …..Bubullima e motorëve do dëgjohet edhe ne çelite e çlirimtarëve tanë dhe përtej…..!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.