Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka arrestuar mbrëmë një zyrtar policor të dyshuar për kryerjen e veprës penale “dhunë në familje”.
IPK kishte marrë informacion dje në pasdite për një rast të dhunës në familje nga një zyrtar policor në Prizren.
Hetuesit e IPK-së kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
Pas veprimeve fillestare, dhe pas konsultimit me prokurorin kompetent, zyrtari policor i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Në të njëjtën kohë, ai është suspenduar nga Policia e Kosovës me rekomandim të IPK-së.
Hetuesit e IPK-së, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren, do të vazhdojnë hetimet për të ndriçuar të gjitha rrethanat e rastit.