Japonia zgjedh kryeministre grua për herë të parë

Tokio – Sanae Takaichi është zgjedhur të martën kryeministre e Japonisë, duke hyrë në histori si gruaja e parë që merr këtë post në vend.

Konservatorja 64-vjeçare, e njohur si “Zonja e Hekurt” për shkak të admirimit të saj ndaj ish-kryeministres britanike Margaret Thatcher, mori besimin e parlamentit pas premtimeve se do të përballet me sfidat ekonomike të Japonisë.

Ky ishte tentimi i tretë i Takaichit për të udhëhequr vendin, ndërsa ajo bëhet kryeministrja e katërt brenda pesë vjetëve – periudhë e shënuar nga skandalet që kanë goditur partinë në pushtet, LDP.

Takaichi i përket krahut më konservator të partisë, dhe njihet për qëndrimet e saj të forta politike. Në të kaluarën, ish-presidenti amerikan Donald Trump e kishte cilësuar si “person shumë të respektuar dhe me mençuri të madhe”.

Sfida e saj e parë në krye të qeverisë do të jetë rimëkëmbja e ekonomisë së ngadaltë, menaxhimi i marrëdhënieve të ndërlikuara me Shtetet e Bashkuara dhe unifikimi i partisë së ndarë.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika