LDK dhe Nisma arrijnë koalicion për balotazhin në Fushë Kosovë

Kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, ka njoftuar për marrëveshjen e arritur të bashkëpunimit me NISMËN për raundin e balotazhit.

“Vazhdojmë me NISMËN drejt fitores! Së bashku për qytetarët dhe të ardhmen e komunës sonë”, ka shkruar Osmani në Facebook, ku ka publikuar edhe një foto me kryetarin e Nismës në këtë komunë, Driton Ademi.

Nga ana tjetër, deri tani Ademi nuk ka dhënë një reagim publik lidhur me këtë marrëveshje.

Në zgjedhjet e 12 tetorit, Osmani u rendit i dyti me 7,840 vota (36.63%), ndërsa kundërshtari i tij në balotazh, kandidati i LVV-së, Valon Prebreza, ishte i pari me 9,669 vota (45.18%).

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika