Osmani për Darkën e Lamës: Nismë e Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, kujtesë e lidhjes sonë me rrënjë

Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmë u mbajt Darka tradicionale e Lamës, në prani të ambasadorëve të vendeve mike, si dhe përfaqësuesve të institucioneve shtetërore dhe të jetës shoqërore.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, Presidentja Osmani theksoi se toka është rrënja që mban çdo komb të bashkuar dhe dëshmia më e qartë se puna dhe përkushtimi sjellin begatinë dhe suksesin. Presidentja Osmani kujtoi se kjo Darkë është nismë e Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, dhe njëkohësisht shprehje e urtësisë së tij se kombi forcohet me punë, dije dhe dashuri ndaj tokës që na ushqen.

Më tej, Presidentja Osmani vuri në pah sukseset e prodhimeve vendore që tashmë njihen edhe jashtë Kosovës, si ajvari i grave të Krushës, verërat e Rahovecit e Suharekës, si dhe rrushi, mjalti, frutat, çajrat, e shumë produkte të tjera, duke theksuar se këto produkte nuk janë vetëm mallra ekonomike, por edhe tregim i punës, pasionit dhe përkushtimit të njerëzve të Kosovës.

Në përmbyllje, Presidentja theksoi se Darka e Lamës është më shumë se një festë e bereqetit është një moment reflektimi dhe falënderimi për punën, bashkimin dhe shpirtin e mirënjohjes që e karakterizon popullin e Kosovës.

Ajo shprehi mirënjohje për aleatët që qëndruan gjithnjë pranë nesh, për institucionet e sigurisë që mbrojnë sovranitetin e vendit dhe sigurinë e qytetarëve, për punonjësit shëndetësor e arsimor, organizatat e të drejtave të njeriut dhe shume përfaqësues të tjerë të cilët u mblodhën për ta festuar këtë traditë të lashtë të popullit tonë.

“Darka e Lamës është një festë e mirënjohjes ndaj: punëtorit, fermerit, ndaj begatisë, ndaj natyrës që na fal, dhe ndaj Zotit që na jep bekim. Është moment për të kujtuar se fuqia e një kombi nuk matet vetëm me numrat në ekonomi, por me lidhjen shpirtërore që ai ka me tokën e vet dhe me traditën”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika