Në varrezat e fshatit Hajvali në Prishtinë po vazhdojnë gërmimet nën dyshimin për praninë e mbetjeve mortore të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Sipas Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, gjatë këtyre gërmimeve dyshohet se janë gjetur eshtrat e të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999.
Gërmimet janë duke u realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Gjatë luftës së viteve 1998/’99 në Kosovë janë vrarë rreth 13.000 njerëz, ndërsa mbi 1.500 vazhdojnë të jenë të zhdukur.
Shumica e të vrarëve ishin civilë shqiptarë.
Në Hajvali gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të tre personave të zhdukur në luftë