FSK po realizon ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po zhvillon ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”, i cili po realizohet nga Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore.

Ky ushtrim përbën një etapë të rëndësishme në kuadër të procesit të validimit të këtij regjimenti, pas një cikli të gjatë trajnimesh dhe përgatitjesh intensive.

Sipas njoftimit zyrtar, qëllimi i ushtrimit është testimi i aftësive dhe kapaciteteve luftarake të njësisë në nivel taktik, me synim vlerësimin e gatishmërisë operacionale dhe përmbushjen e standardeve të kërkuara për validim.

“Forca e Sigurisë së Kosovës përmes Regjimentit të Tretë të Komandës së Forcave Tokësore është duke zhvilluar ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”. Ky ushtrim vjen pas një cikli të gjatë trajnimesh dhe përgatitjesh intensive në kuadër të procesit të validimit të regjimentit.

Gjatë këtij ushtrimi po testohen aftësitë dhe kapacitetet luftarake të njësisë në nivel taktik, me qëllim që të vlerësohet gatishmëria operacionale dhe përmbushja e standardeve të kërkuara për validim.
Përmes ushtrimeve të tilla, FSK vazhdon të demonstrojë përkushtimin ndaj ngritjes së kapaciteteve profesionale dhe operacionale, në përputhje me standardet e forcave moderne të mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika