“Kosova e hapur për aleatët” – Fetoshi e quan ofertën ndaj Britanisë lëvizje strategjike

Arben Fetoshi nga Instituti OCTOPUS në “Five” në RTV Dukagjini, ka thënë se deklarata e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për “The Times”, se Kosova është e gatshme të pranojë azilkërkues në Kosovë – pra, ata që i ka refuzuar Londra zyrtare në këmbim të kushteve të sigurisë – është një lëvizje politike që përcjell vullnetin për bashkëpunim, bashkërëndim, koordinim dhe afirmim të aleancës së Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar.

“Ashtu si edhe në të kaluarën, Kosova ka dëshmuar vullnetin që të jetë e hapur për mbështetje sipas kërkesave eventuale të aleatëve të tjerë evropianë… është një indikator i rëndësishëm i afirmimit të Kosovës në kuptim të kapaciteteve për marrje të përgjegjësive të caktuara në marrëdhëniet ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Më tej, Fetoshi është shprehur se Mbretëria e Bashkuar është një prej partnerëve më të rëndësishëm strategjikë të Kosovës në rrafshin e sigurisë, jo vetëm në angazhimin e tyre në kuadër të KFOR-it, por edhe me mbështetje “eksplicite për Kosovën”.

“Me një mbështetje eksplicite për Kosovën në kontekstin e aktiviteteve hibride të Serbisë për ta minuar sovranitetin e Kosovës dhe për ta penguar atë në konsolidimin e vet ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Ai tutje ka thënë se Londra mbetet faktori kyç dhe më i rëndësishëm i mbështetjes së Kosovës në kuptim të afirmimit të drejtës së saj për tu konsoliduar si aktor në skenën ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Të fundit nga rubrika