Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas të Serbisë në fshatin Rogoqicë të Kamenicës pasi të njëjtit kishin kaluar ilegalisht kufirin.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar, njofton Dukagjini.
“Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë, pasi që me automjete kishin kaluar kufirin ilegalisht. Në automjet i është gjetur një aspirator kuzhine, e cila është sekuestruar dhe dërguar në terminal doganor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.