Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Mitrovicë për veprën penale “dhunë në familje”.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se nëna e tij e ka paraqitur në polici duke deklaruar se i njëjti ushtron dhunë në vazhdimësi ndaj saj, njofton Dukagjini.
“Mitrovicë 24.10.2025-21:30. Viktima femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i në vazhdimësi ka përdorur dhunë ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.