Një orë na ndanë nga fillimi i seancës për formimin e Qeverisë së re.
Mandatari për krijimin e qeverisë, Albin Kurti, ka arritur në Kuvend, njofton Dukagjini.
Gazetari i TV Dukagjini, Liridon Llozani, i cili gjendet në Kuvendin e Kosovës ka bërë të ditur se Kurti tashmë ka mbërritur në Kuvend.
Kurti ishte i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Ndërkohë, ministrja në detyrë Hajdari është pyetur nëse i kanë numrat e nevojshëm për formimin e Qeverisë dhe e njëjta nuk ka kthyer përgjigje.
Kujtojmë se nga ora 10:00 do të nisë seanca që ka vetëm një pikë të rendit të ditës, atë të krijimit të Qeverisë së re.
Deputetët sot vendosin për formimin e Qeverisë, a i ka Kurti votat e nevojshme?
