Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.
Incidenti raportohet të ketë ndodhur më 24 tetor 2025 në Prishtinë kurse hetuesit e IPK-së pas pranimit të informacionit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, njofton Dukagjini.
Sipas njoftimi të IPK-së të dyshuarit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Po ashtu si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor (i angazhuar në kuadër të Departamentit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës) është suspenduar nga Policia e Kosovës me rekomandim të IPK-së.