UBT përmbyll suksesshëm edicionin e 14-të të Konferencës Ndërkombëtare – mbi 3 mijë pjesëmarrës nga dhjetëra vende të botës

UBT ka përmbyllur me sukses edicionin e 14-të të Konferencës Ndërkombëtare për Biznes, Teknologji dhe Inovacion, një nga ngjarjet akademike më të mëdha në rajon, e cila këtë vit mblodhi rreth 3 mijë pjesëmarrës – akademikë, studiues, ekspertë dhe studentë nga dhjetëra vende të botës

Konferenca, e cila u zhvillua në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, në Lipjan, përfshiu mbi 24 konferenca të specializuara ndërdisiplinare, duke trajtuar tema të rëndësishme nga inovacioni teknologjik, inteligjenca artificiale, mjekësia, arkitektura, ekonomia, psikologjia, edukimi, shkencat juridike e inxhinierike, deri tek komunikimi, media dhe shëndeti publik.

Në mbyllje të konferencës, Rektori Hajrizi falënderoi të gjithë kontribuesit dhe partnerët ndërkombëtarë, duke konfirmuar se UBT do të vazhdojë ta forcojë këtë traditë shkencore.

“Ky edicion ka treguar se UBT është një motor i zhvillimit të dijes dhe inovacionit në rajon. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë Kosovën një qendër të rëndësishme akademike në Ballkan dhe më gjerë”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Gjatë ditëve të punimeve, studiues dhe profesionistë nga Evropa, ShBA, Azia dhe rajoni i Ballkanit prezantuan punime dhe analiza kërkimore që trajtonin sfidat dhe zgjidhjet bashkëkohore në fusha të ndryshme.Konferenca shërbeu si një platformë për shkëmbimin e ideve, përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe për krijimin e rrjeteve të reja bashkëpunimi akademik dhe profesional.

Ky edicion përfshiu një gamë të gjerë temash përmes konferencave të veçanta si:

  • Konferenca Ndërkombëtare për Inxhinieri Ndërtimore
  • Konferenca për Shkenca Mjekësore, Infermieri dhe Psikologji
  • Konferenca për Ekonomi dhe Menaxhment
  • Konferenca për Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor
  • Konferenca për Edukim, Komunikim dhe Media
  • Konferenca për Mjedis, Energjitikë dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, ndër të tjera.

Pjesëmarrësit theksuan se UBT po shndërrohet në një qendër të rëndësishme kërkimore që lidh shkencën me industrinë dhe tregun e punës, duke nxitur inovacionin përmes bashkëpunimit ndërdisiplinar.

Konferenca u mbyll me ceremoninë e ndarjes së certifikatave, ndërsa u paralajmërua se edicionet e ardhshme do të sjellin bashkëpunime të reja ndërkombëtare dhe programe kërkimore me ndikim global.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika