Liburn Aliu emërohet drejtor i Portit të Durrësit

Liburn Aliu është emëruar drejtor i Portit të Durrësit, lajmi  është konfirmuar nga ministrja e Arsimit në Shqipëri, Mirela Kumbaro, përmes një postimi në Facebook.

Kumbaro ka theksuar rëndësinë e Portit të Durrësit si “porta e përbashkët drejt Adriatikut për Shqipërinë dhe Kosovën”.

Ajo ka shtuar se Liburn Aliu është zgjedhja më e mirë për të përfaqësuar këtë vizion, duke e quajtur atdhetar dhe funksionar të sprovuar publik.

“Përherë e kemi thënë se Durrësi është porta e përbashkët drejt Adriatikut si për Shqipërinë dhe Kosovën, prandaj nuk mund të kishte zgjedhje më të mirë për ta mishëruar këtë vizion e ndjesi, se sa Liburni, një atdhetar dhe funksionar i sprovuar publik, me të cilin si ish-Ministre e Mjedisit kam pasur marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi gjatë kohës kur edhe ai drejtonte sektorët e mjedisit dhe planifikimit hapësinor si Ministër në Kosovë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Liburn Aliu ka shërbyer më parë si ministër i Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, post nga i cili dha dorëheqje pas emërimit të Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika