Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Riad të Arabisë Saudite, ku po merr pjesë në edicionin e 9-të të Future Investment Initiative (FII), një nga platformat më të rëndësishme globale që përcakton axhendën e investimeve në botë.
Në mbërritjen e tij në kryeqytetin saudit, Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëron u pritën nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, zëvendësguvernatori i Riadit.
Forumi FII 2025 bashkon liderë politikë, investitorë globalë dhe inovatorë nga e gjithë bota, për të zhvilluar dialog mbi të ardhmen e investimeve, për të gjetur zgjidhje të reja dhe për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi ndërkombëtar.