Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media pas dështimit të formimit të qeverisë së re.
“Asnjëra nga partitë parlamentare nuk ka pranuar të bëjë një marrëveshje për bashkëqeverisje, megjithëse vota e qytetarëve kishte përcaktuar që duhet të kishte një koalicion qeverisës. I bëmë ftesë dy herë LDK-së dhe ishim në kontakt të vazhdueshëm me Nismën. LDK e kundërshton kategorikisht qeverinë e udhëhequr nga unë, dhe Nisma nuk dëshiron të jetë pjesë e qeverisë”, ka deklaruar Kurti.
Ai theksoi se para çdo marrëveshjeje që mund të shtrembërojë vullnetin e qytetarëve, qeveria në detyrë zgjedh rrugën e zgjedhjeve të reja.
“Para çdo marrëveshje që shtrembëron vullnetin e qytetarëve në zgjedhje, ne zgjedhim zgjedhjet. Kjo është edhe arsyeja siç e pamë nga dita e djeshme vendi nuk ka rrugë a mënyrë tjetër përveç zgjedhjeve të reja…Nuk ka qenë preferenca jonë jemi përpjekur që çdoherë kur është kërkuar nga obligimin tonë ta kryejmë në kohë”, ka deklaruar tutje Kurti.