Policia e Kosovës ka njoftuar se pas zhvillimit të hetimeve lidhur me një rast të dyshuar për dhunim, ka arrestuar një person të gjinisë mashkullore, shtetas të Kosovës.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 19:00 në Lipjan, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.