Policia nis hetimin e tri vdekjeve të dyshimta brenda 24 orëve në vend

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta.

Në Mitrovicën e Veriut, më 27 tetor rreth orës 15:30, një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Në Malishevë, po të njëjtën ditë rreth orës 07:18, është gjetur i shtrirë në rrugë një mashkull kosovar, i cili pas dërgimit në QKMF dyshohet se ka ndërruar jetë.

Edhe në këtë rast, me vendim të prokurorit, trupi është dërguar në IML për ekzaminim.

Ndërsa në Gjakovë, më 27 tetor rreth orës 22:27, një grua kosovare ka humbur jetën pasi kishte rënë nga një lartësi.

Ajo u dërgua në emergjencë me lëndime trupore, por mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e saj. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika