Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk mund të tolerojë shkelje të hapësirës ajrore, duke i quajtur balonat që fluturojnë mbi Lituani një “provokim” dhe “kërcënim hibrid”.
Ajo ka shprehur “solidaritetin e plotë” me Lituaninë dhe theksoi se kjo situatë është një shkelje që nuk mund të lejohet.
Von der Leyen po ashtu mbështeti planet e BE-së për të rritur gatishmërinë dhe investimet në pajisje ushtarake, përfshirë dronët.
“Nuk do të tolerojmë asnjë shkelje në hapësirën tonë ajrore apo në territorin tonë”, ka deklaruar ajo./TheGuardian