Bayern Munich synon të transferojë sulmuesin nga Kosova Fisnik Asllani, rivalizon Barcelonën

Ggazetari gjerman Florian Plettenberg, ka raportuar se Bayern Munich ka vendosur të përpiqet të transferojë sulmuesin nga Kosova të Hoffenheimit, Fisnik Asllani, gjatë verës së ardhshme.

Performancat e shkëlqyera të 23-vjeçarit këtë sezon – pesë gola dhe një asist në tetë ndeshje të Bundesliga-s – kanë tërhequr vëmendjen e klubeve kryesore evropiane, përfshirë Barcelonën.

Drejtuesit e Bayern, Christoph Freund dhe Max Eberl, janë impresionuar nga zhvillimi i lojtarit dhe besojnë se ai mund të jetë një alternativë e fortë për Harry Kane nga sezoni 2026/27.

Sulmuesi ka një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh në kontratën e tij. Bayern është i njohur për bindjen e talenteve më të mirë të Bundesligës, duke forcuar ekipin e tyre dhe duke dobësuar rivalët, dhe mbetet për t’u parë nëse do të ndjekin të njëjtën strategji me Asllanin.

Nga ana tjetër, Barcelona e sheh Asllanin si një pasardhës potencial për Robert Lewandowskin, jo thjesht si një lojtar rezervë.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika