Kurti shkarkon zëvendësministrin e këshilltarin nga komuniteti boshnjak, Balje: Hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, raportohet se ka shkarkuar nga detyra zëvendësministrin Elldin Ugllari dhe këshilltarin politik Enes Sulejmanoviç.

Ky vendim po shihet si një formë hakmarrjeje ndaj deputetes së komunitetit boshnjak, Duda Balje, e cila nuk e votoi qeverinë e propozuar të dielën, më 26 tetor.

Për këtë, vetë Balje ka reaguar shkurt përmes një postimi në Facebook, duke shkruar se  “hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar”, pa dhënë detaje të tjera.

Vlen të theksohet se deputetja Duda Balje nuk ishte e pranishme në seancën e Kuvendit ku u votua për formimin e qeverisë së re.

Vendimet për shkarkimin e zëvendësministrit Elldin Ugllari dhe këshilltarit politik Enes Sulejmanoviç janë publikuar nga portali Indeksonline.

 

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika