14-vjeçari nga Kosova, hero në Gjermani pasi shpëtoi shokun nga sulmi me çekiç

Një 14-vjeçar me origjinë nga Kosova, Len Fejzullahu, është bërë hero në Gjermani pasi rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar shokun e shkollës nga një sulm brutal me çekiç.

Sipas raportimit të gazetës gjermane Friedberger Allgemeine, ngjarja ndodhi në qytetin Friedberg në mesin e tetorit, kur një 15-vjeçar sulmoi dy nxënës 14-vjeçarë në oborrin e shkollës, pak para fillimit të mësimit. Sulmuesi ishte i veshur me uniformë ushtarake dhe mbante një çekiç në dorë.

“Fillimisht mendova se ishte çekiç gome dhe se po bënin shaka,” ka rrëfyer Leni. Por shumë shpejt e kuptoi se situata ishte serioze. Sulmuesi e goditi shokun e tij në kokë, duke e lënduar rëndë, ndërsa kur iu drejtua Lenit, ky i fundit arriti ta shmangte goditjen dhe u plagos vetëm në krah.

“Isha i tmerruar, por nuk mund ta lija shokun tim vetëm,” ka treguar Leni. Ai u përball me sulmuesin, e goditi në këmbë dhe më pas ia mori çekiçin nga duart, duke e goditur në bark dhe e rrëzuar përtokë.

Falë ndërhyrjes së tij, dy të miturit arritën të shpëtonin dhe të vraponin drejt hyrjes së shkollës, ku kërkuan ndihmë. Dy mësimdhënës reaguan menjëherë, duke thirrur policinë dhe ambulancën.

Sulmuesi 15-vjeçar u arrestua në vendngjarje dhe po hetohet për tentimvrasje dhe lëndim të rëndë trupor. Autoritetet po shqyrtojnë gjithashtu mundësinë që rasti të ketë prapavijë ekstremiste, pasi adoleshenti kishte pasur më parë probleme me sjellje kërcënuese.

Leni ka dhënë dëshmi në polici dhe ka përgënjeshtruar zërat në rrjete sociale që e paraqisnin sulmuesin si viktimë bullizimi. “Nuk e kam njohur nga afër, vetëm si figurë. Po të ishte i huaj, komentet do të ishin krejt ndryshe,” ka thënë ai.

Sipas mediave gjermane, 14-vjeçari nga Kosova ka fituar respekt të madh për guximin e tij. Ai është ftuar nga kryebashkiaku i Friedbergut, Roland Eichmann, në një takim mirënjohjeje për aktin e tij heroik.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika