Sot mbi vendin tonë do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Instituti Hidrometeorologjik njofton se në orët e para të mëngjesit parashikohen temperatura të ulëta, me minimumet që do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 2 gradë Celsius.
Megjithatë gjatë ditës do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave maksimale, të cilat do të arrijnë deri në 13 – 16 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi jugperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.