Kuçi: Shoqata Ruse Historike në Serbi është infrastrukturë e luftës hibride

Gurakuç Kuçi nga Instituti Octopus ka paralajmëruar se veprimet e koordinuara të Lavrov–Vuçiç–Vulin gjatë 24–27 tetorit 2025 rrisin kërcënimin ndaj strukturave perëndimore të sigurisë në Evropë, përfshirë Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, Perëndimi tani përballet me dy alternativa: ose të lejojë realizimin e interesave ruso-serbe brenda një “arkitekture sigurie euro-aziatike”, ose të përballet me luftë.

Kuçi në një postim në X, shpjegon se tre ngjarje të ndërthurura treguan një plan strategjik të koordinuar:

Aleksandar Vučiç artikuloi narrativën politike për Serbinë drejt BE-së, por pa njohur Kosovën;

Aleksandar Vulin institucionalizoi ndikimin rus përmes shoqatës së re “historike”;

Sergey Lavrov prezantoi para audiencës ndërkombëtare narrativën gjeopolitike euro-aziatike.

Shoqata e re u prezantua si një platformë për të forcuar lidhjen shpirtërore dhe historike mes popujve rus dhe serb, duke promovuar konceptin e “Botës Serbe” si projekt metapolitik nën influencën e Moskës. Në inaugurim morën pjesë figura kryesore të shtetit serb dhe Kishës Ortodokse Serbe, duke përfshirë Patriarkun Porfirije dhe ministrin e Brendshëm Ivica Daçiç. Tingëlluan himnet e Rusisë, Serbisë dhe Republikës së Srpskës, si simbol i unitetit shpirtëror dhe politik.

Kuçi thekson se kjo shoqatë nuk është thjesht kulturore: ajo synon të rishkruajë historinë rajonale, të shpërndajë propagandë kulturore nën maskën e bashkëpunimit shkencor dhe të infiltronte institucione arsimore dhe mediatike.

Nga Minsk, Lavrov paralajmëroi se “Europa po përgatitet për luftë” dhe propozoi një “strukturë euro-aziatike sigurie”, duke e paraqitur Moskën si alternativë ndaj rendit perëndimor dhe duke delegjitimuar pavarësinë e Kosovës. Sipas Kuçit, kjo është pjesë e një strategjie për të normalizuar praktikat aneksioniste të Rusisë dhe për t’i bërë të pranueshme përmes “arsyetimit historik” të shoqatës ruse.

Vuçiç dhe loja e dyfishtë

Vuçiç, sipas Kuçit, luan rolin e neutralitetit të dukshëm: ai thotë se nuk do ta njohë Kosovën, por paralelisht para BE-së shfaqet si lider i gatshëm për integrim evropian. Kjo qëndrim i dyfishtë e mban Serbinë të lidhur me Brukselin, ndërkohë që realizon interesat strategjike të Moskës.

Kuçi vë në dukje se kjo triadë ruso-serbe po ndan frontin euro-aziatik dhe krijon një linjë strategjike ultimative: ose pranohen interesat ruso-serbe, ose pason përballje.

Shoqata Ruse Historike në Serbi, sipas tij, nuk është projekt kulturor, por një infrastrukturë ideologjike e luftës hibride, duke përgatitur bazën politike dhe shpirtërore për fazën e ardhshme të konfrontimit me Perëndimin.

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika