Pas njohjes së Kosovës, Haradinaj për Sirinë: Zë që dëgjohet të miqtë e armiqtë tanë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vlerësuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Siria si një zhvillim të rëndësishëm dhe të nevojshëm për vendin.

Kjo njohje e fundit e shton numrin e shteteve që e pranojnë si shtet Kosovën në 120.

Haradinaj, gjatë Debat Plus-it në TV Dukagjini, ka thënë se njohjet ndërkombëtare janë veçanërisht të rëndësishme pasi ka pasur një stagnim të këtij procesi.

“Janë disa zhvillime që për ne janë shumë të nevojshme. Një nga këto është marrja e njohjeve. Pasi ka shkuar kohë e gjatë nga shpallja e pavarësie dhe rezultateve të para dhe pastaj ka pas një stagnim. Ka qenë një ngjarje shumë e rëndësishme. Siria ka rëndësi shumë, për shkak e shumë palë kanë interesa në Siri. Ka interesim të madh në Siri. Edhe është një zë që dëgjohet sot, që dëgjohet të miqtë e armiqtë tanë. Iu kam gëzuar shumë. E falënderoj jo vetëm presidente Osmani, por këndo që ka punuar në këtë rast…

Presidenti Erdogan prej shpalljes së pavarësisë ka punuar shumë për njohje për Kosovën, vazhdon ende të punoj. Nuk është vetëm ai, janë edhe aleatët tjerë”, ka thënë Haradinaj.

Shija e redaktorit

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Të fundit nga rubrika