
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka kritikuar Gjermaninë, duke e akuzuar për injorancë ndaj “gjenocidit të Izraelit” në Rripin e Gazës dhe për heshtje ndaj sulmeve që, sipas tij, po shkatërrojnë popullin palestinez.
Deklaratat e Erdoganit u bënë gjatë konferencës së përbashkët për media me kancelarin gjerman, Friedrich Merz, në Ankara.
Kancelari Merz, në vizitën e tij të parë në Turqi që prej marrjes së detyrës, theksoi se Gjermania qëndron pranë Izraelit që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023, duke e cilësuar atë si një organizatë terroriste.
Ai tha se Izraeli ka të drejtën e vetëmbrojtjes dhe shpreson që lufta ka marrë fund me armëpushimin e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe e mbështetur nga Turqia.
Por Erdogan e kundërshtoi hapur këtë qëndrim.
“Hamasi nuk ka bomba bërthamore, ndërsa Izraeli i ka dhe i përdor për të bombarduar Gazën. Ju, si Gjermani, a i shihni këto? Apo mbyllni sytë ndaj urisë dhe gjenocidit që po kryen Izraeli?”, tha ai, raporton Anadolu Agency.


